Mediat ruse publikonin sot imazhet e një materiali të ri radio-absorbues të shpikur nga inxhinierët rusë për të fshehur pajisjet ushtarake nën mbulimin e dëborës.
Teknologjia do të jetë e dobishme për zgjerimin e aftësive të ‘maskirovka’, doktrina e kamuflazhit e përdorur nga ushtria ruse që prej Luftës së Parë Botërore.
Materiali i krijuar nga Ruselectronics redukton tre deri në katër herë dallueshmërinë e pajisjeve ushtarake prej koeficientit të reflektimit vetëm 0.5, që do të thotë se është e aftë të absorbojë 99.5 të radiacionit elektromagnetik me të cilin radarët zbulojnë objektivat e tyre.
Materiali raportohet se është i durueshëm dhe rezistent ndaj faktorëve klimatikë, duke përfshirë dhe temperaturat e uleta.
Produkti është një nga objektivat e ndjekur të kësaj fushe ku përfshihen dhe veshje radio-absorbuese për ushtarët individualë, sipas inxhinierëve.
Top Channel