Dy punonjëse të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar deri tani pozitive me Covid-19, ndërsa vijon kryerja e testeve të tamponit.

Përveç specialistes së shërbimit në sportel, e cila u dyshua pasi familjarët e saj ishin me Covid-19, edhe një tjetër specialiste e sektorit të ALUIZNI-t ka rezultuar e infektuar nga koronavirusi pas testeve të kryera një ditë më parë.

Struktura epidemiologjike në Durrës vijon kryerjen e testeve për punonjësit e tjerë të Kadastrës dhe gjurmimin e kontakteve të personave që kanë rezultuar tashmë pozitivë. Pas alarmit të dhënë ditën e hënë mbi një punonjëse të dyshuar si e infektuar, pasi i ati, një punonjës policie, po dhe vjehrri e vjehrra, ishin me Covid-19, Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Durrës u mbyll dhe ambientet e saj u dezinfektuan, në pritje të kryerjes se testeve dhe rezultateve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA