TIRANË- Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik mes ekspertëve dhe përfaqësuesve politik në vendin tonë. Ky takim vjen në një kohë kur kanë mbetur 4 ditë, përfshirë edhe ditën e sotme, nga afati i fundit i përcaktuar nga palët politike për përfundimin e kësaj Reforme (31 maj).
Në takim marrin pjesë përfaqësuesi i mazhorancës, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i LSI-së Petrit Vasili dhe bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.
Këshilli Politik, pritet të diskutojë masat që rregullojnë veprimtarinë e prokurorisë, policisë, të SPAK, krimin zgjedhor.
Dy ditë më parë Këshilli Politik pati një takim të suksesshëm, ku gjeti konsensusi për tri nga çështjet e rëndësishme të Reformës Zgjedhore, si kufizimin e periudhës zgjedhore në 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori-15 nëntor, parimin e kuotës gjinore dhe financimin për partitë politike.
Palët janë angazhuar për ta përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj.
Top Channel