4 raste të reja me Covid-19 në Lushnje, shkon në 1080 numri total i rasteve
28/05/2020 23:48
Katër raste të reja me Covid-19 janë shënuar në qytetin e Lushnjës. Rastet e reja janë në dy familje dhe dyshohet se familjarët e tyre kanë patur kontakte në Tiranë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se në dy familjet janë bërë 9 tamponë ku vetëm 4 rezultuan pozitivë. Mësohet se nesër do të testohen persona të tjerë të familjarëve.
Tashmë numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 1080, ndërsa numri i viktimave vazhdon të mbetet 33. Numri i të shëruarve është 823.
Top Channel