Autoritetet italiane, përfaqësues të klerit dhe organizata shoqërore nderuan një ditë më parë kontributin e brigadës kubane të mjekëve në Itali në luftën kundër COVID 19.
Sekretari i shëndetësisë së Lombardisë, Giulio Gallera, presidentja e shoqatës së miqësisë Itali-Kubë (Anaic), Irma Dioli, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së doktorëve, së bashku me konsullin në Milano, Llanio Gonzalez.
Ndërsa organizata të tjera si Opozita Alternative Studentore (OSA), Noi Restiamo, Rete dei Comunisti (RdC), dhe të tjera në Torino sugjeruan që brigada kubane të emërohet për çmimin Nobel të paqes.
“Kur erdhët këtu ju thatë se bota është atdheu juaj, prandaj nga sot e tutje ne jemi bashkëpatriotët tuaj, në këtë botë të madhe shpeshherë të keqtrajtuar nga mungesa e solidaritetit,” tha në fjalën e saj kryebashkiakia e Crema, Stefania Bonaldi, duke falenderuar profesionistët mjekësorë kubanë.
Top Channel