Në Durrës besimtarët myslimanë, ashtu si në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin. Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë e madhe të qytetit, po dhe në xhamitë e tjera të rrethit bregdetar në orën 06.00. 

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është kryer duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.

Në Shkodër besimtaret myslimane falen namazin e Fitër Bajramit në xhamitë më të afërta!

Ne fjalën e tij myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari kritikoi politiken Shqiptare nder vite duke i akuzuar për shkatërrimin e vendit ndërsa iu lut të rinjve që të mos emigrojnë

Një muaj nga dita kur besimtarët myslimanë nisën agjërimin e tyre ata kanë nisur festimet për ditën e Fitër Bajramit. Festa si çdo vit ka nisur në orën 6:30 të mëngjesit, kur në ambientet e Xhamisë Iljaz Bej Mirahori në Korçë qindra besimtarë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Namazit

Besimtarët myslimanë e falën namazin edhe në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa në Lushnjë besimtaret mysliman kane kryer faljen e fitër bajrami  në xhaminë e qytetit dhe jashtë saj.  Myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku theksoi që edhe pse kaluam një periudhë të vështirë në kohë pandemie me ndihmën e Allahut arritëm ta kalojmë

Edhe në Bulqizës pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit qindra besimtarë Mysliman kanë kryer faljen e namazit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA