Lajm i mirë nga Divjaka/ Gjashtë specie folezuese në koloninë e çafkave dhe karabullakëve

22/05/2020 17:53

AOS-Albanian Ornithological Society nëpërmjet një statusi në facebook ka bërë me dije se kemi Gjashtë specie folezuese në koloninë e çafkave dhe karabullakëve.

Lajme të mira nga Divjaka! ❤️ Sot në Ditën Ndërkombëtare të Larmisë Biologjike, dëshirojmë të ndajmë me ju rezultatet nga monitorimi në terren i kolonisë së e çafkave dhe karabullakëve.

Kolonia po gëlon nga aktviteti folezues. Monitorimi i saj, nga ajri me dron dhe nga toka me teleskop e dylbi, tregon se kolonia ka nisur aktivitetin që prej muajit Prill me folezimin e njëpasnjëshëm të :

? Çafkës së bardhë të vogël (??????? ????????) me 35 % të folezuesve,
? Karabullakut të vogël (?????????? ???????) me 25 %,
? Çafkës së natës (?????????? ??????????) me 13 %,
? Çafkës së lopëve (???????? ????) me 10 %,
? Çafkës së verdhë (??????? ?????????) me 8 % ???
? Kojlikut të zi (???????? ???????????) me 9 %.

Vizita në koloni dhe vrojtimi në distancë tregon se pjesa më e madhe e Cafkave të bardha të vogla dhe Karabullakëve të vegjël kanë çelur të vegjlit ndërsa speciet e tjera vazhdojnë me ngrohjen e vezëve.

Kolonia duket e pashqetësuar dhe në gjendje të mirë. Fotografitë ajrore të lënë të kuptosh se kolonia është pak a shumë në të njëjtën madhësi me viti e shkuar. Megjithatë, numri i çifteve folezues pritet të verifikohet saktësisht në fund të sezonit të folezimit.

Shifrat dhe fotot dëshmojnë se Divjakë-Karavasta mbetet kolonia më e madhe dhe më e larmishme e Çafkave dhe Karabullakëve në Shqipëri. Kjo koloni është, pa më të voglin dyshim, një vlerë e jashtezakonshme për larminë biologjike në Shqipëri.

?????? ????? ????????????? ?? ??????? ??????????! ?? ??? ???? – ????????? ???? ???? ?? ??????! ?????????

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA