15 vite të martuar, Enverit dhe Etlevës, i kishin munguar të qarat, trazirat apo të qeshurat e fëmijëve në shtëpi. Këto mungesa, u kompesuan disa muaj më parë, ku Entleva solli në jetë tre djem, trinjakë, me anë të fertilizimit “In Vitro”.
Edhe pse me të ardhura të pakta financiare, çifti vendosi që të marrë kredi dhe të bëjë këtë ndërhyrje, nga e cila fatmirësisht erdhën në jetë 3 fëmijë. Ndërkaq, Etleva, rrëfen përjetimin e saj kur mësoi se do të ishte nënë e tre fëmijëve. E pranon që u mërzit pak, sepse mendonte si do t’ja dilte, pasi ajo, bashkëshorti dhe e vjehrra, e shtyjnë muajin me 130 mijë lekë të vjehrra në muaj.
15-vite pa fëmijë, ka bërë që Etleva të paragjykohet dhe përflitet në zonën ku banon. Ajo shprehet se, edhe pse është përpjekur me e kaluar me sportivitet, është mërzitur shumë nga fjalët e personave të tjerë. Ndërsa përsa i përket emocioneve, Elteva thotë që është një emocion i papërshkrueshëm dhe ja sugjeron të gjithë grave, që nuk kanë mundësi për të sjellë në jetë një fëmijë në rrugë natyrore, të aplikojnë fertilizimin “In Vitro”.
“Veri u kënaq, por unë u mërzita pak, tre fëmijë, ne të pa punë, mendova si do t’ja dilnim. Ma sugjeruan mjekët. Por në fakt dhe disa shoqe më thanë është mirë, provoje. Mora kredi për të bërë fëmijët, por fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Me ndihmën e zotit çdo gjë shkoi mirë. Enveri punon me ditë, pa punë është aktualisht. Kemi 90 mijë lekshin e fëmijëve dhe lekët e mia. Lekët e mia, gjysmat i mban banka, gjysmën unë. Leja lindjes është 130 mijë lekë në muaj. Ka qenë dhe sikleti, ka qenë dhe anë ekonomike. Më shumë fjalët e njerëzve mbrapa. Sado që mundoheshim ta kalonim me sportivitet, por prapë ndikon. Enveri ishte dakord. Nëna Shpresa u gëzua, po qante. Kur mbarova punë më pas i tregova. Nuk e dija si do të ecte dhe nuk doja ta shqetësoja, nëse ndonjë gjë nuk shkonte mirë. Të afërmit u gëzuan shumë. (Çfarë do t’i thoje nënave të tjera për fertilizimin In Vitro) Do t’i thoja sa më parë të shkojnë ta bëjnë, t’i shkojnë vetes mbrapa, është një mrekulli, është diçka që nuk e përshkruan dot. Është emocioni më i bukur që kam kaluar në jetën time”, u shpreh Etleva.
Top Channel