Një tjetër fole Lejleku është zbuluar së fundmi nga AOS (Albanian Ornithological Society) në një shtyllë të tensionit të lartë në Fier. Tashmë Lejleku duket që po ngroh vezët.

Njoftimi është bërë nga vetë AOS në rrjetet sociale ku shkruan se këtë vit, duket që kemi një tendencë për rritje të popullatës së Lejlekut në vend nisur edhe nga raportimet e fundit për prezencën e tyre në lokacione të ndryshme.

Kështu përmendim raportime nga:

Ervin Allushi në Çermë Sektor ku katër individë janë vrojtuar për disa ditë me radhë;
? Vini Çela në afërsi të fshatit Spolate ku shtatë individë ishin këto ditë duke u ushqyer;
? Henes Deliu raporton një video me dy individë midis Thumanës dhe Ishmit;
? Në Mesopotam, rikthehet çifti i Lejlekëve. Këtë vit u vërejtën duke u përpjekur të ndërtojnë folenë mbi një shtyllë të tensionit të mesëm në anë të rrugës.
? Në Mursi, një tjetër cift ëshë përpjekur të folezojë
? Në Luginën e Drinos vërehen gjithnjë e më shumë Lejlekë

Që prej disa vitesh AOS monitoron popullatën e lejlekëve në vend si dhe rreziqet që i cënojnë duke marrë edhe masa konkrete për një folezim të sigurtë të tyre.

Le të shërbejë ky postim si një thirrje e hapur për bashkëpunim për të gjithë dashamirësit e shpendëve që të raportojnë raste të vrojtimeve të lejlekëve në vendin tonë. Shumë sy janë gjithmonë më mirë! Na ndihmoni që reagimi të jetë më i shpejtë dhe i efektshëm.

Le ti japim lejlekëve mikpritjen dhe vëmendjen e merituar ❤️

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA