Homazhe të shumta janë postuar nga miqtë dhe famijarët e një 15-vjeçareje që vdiq tragjikisht pasi ra nga ballkoni i katit të katërt, në atë që duket si një aksident i tmerrshëm.
Adoleshentja italiane Julia Marra, ra nga ballkoni i një ndërtese apartamentesh mbrëmjen e të martës në Sliema në veri të Maltës.
Shërbimet e emergjencës i dhanë asaj ndihmën e parë por ajo u shpall e ndekur në vendngjarje.
Gjykatësi vendas Audrey Demicoli ka hapur një hetim mbi incidentin por policia dhe dëshmitarët thonë se ishte një fatkeqësi e rëndë.
Komuniteti është prekur rëndë nga tragjedia e pashpjeguar dhe dhjetra dashamirës kanë lënë lule e qirinj vendin ku Julia ra.
Një nga të afërmit shkruante: “Nuk do të shpetoj dot nga kjo ëndërr e keqe, të lutem kthehu Julia”.
Një tjetër shkruante: “Falemnderit që më ke ndihmuar gjithmonë. Do të të mbajmë gjithmonë në mendjen e lultjet tona”.
Një tjetër koment thoshte: “Sot qielli pret një tjetër engjëll. Prehu në paqe.”
Top Channel