Ministrja Elisa Spiropali tha se sa i përket sjelljes dhe qëllimeve për Reformën Zgjedhore opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë ngjashmëri.
Në fakt Spiropali tha se opozita joparlamentare me kushtet që ka vendosur po bën pazar sa i përket Reformës Zgjedhore kurse nga ana tjetër opozita e re do të mbijetojë.
”Keni dy gjëra të përbashkëta me opozitën jashtëparlamentare. Të ktheni mbrapsht rrotën e historisë dhe mendoni se pakica mund të pengojnë shumicën.
Opozita joparlamentare thotë se e kundërshton për Reformën Zgjedhore, për dy arsye, në fakt po bën pazar. Sepse nuk do depolitizim si dhe do që gjyqtarët pa vetting të hyjë në Kolegjin Zgjedhor. Vjen era myk, dhe do të mbajë sistemin e vjetër të drejtësisë.
Po ju kë sistem doni. Mos hajdeni këtu edhe thoni se sistemi, sistemi demokratik nuk varet nga sistemi por nga implementimi i mirë prej tij.
Nuk mund të fusin në Kolegj Zgjedhor gjyqtarë që më pas nuk mund të vetohen për 4 vite.
Sa i përket Teatrit, ata s’janë artistë por disa politikanë që janë tallur gjithë jetën, edhe më parë me veten e tyre me vendimet. Janë disa korifenj trushpëlarë.99% e artistëve që i kanë dhënë shpirt kësaj skene do vijojnë të jetojnë aty sepse Teatri shqiptar duhet të jetë dinjitoz.
Opozita joparlamentare do të bëjë pazar për të vijuar me status- quo e partisë së tyre. Ju doni të mbijetoni politikisht. Për këtë fajin nuk e ka mazhoranca por partia që ju ka nxjerrë ju tradhtarë, dhe nuk ju jep asnjë shans që bëtë gjënë e duhur.Ju e mbajtët opozitarizmin. Gjejeni aty problemin jo tek mazhoranca.”- tha Spiropali.
Top Channel