Lindita Miloti, është e bija e Xhevdet Milotit, ish-sigurims shteti në kohën e regjimit komunist. E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, Lindita hodhi akuza të rënda ndaj babait.
Ajo e akuzoi atë se ka dhunuar sistematikisht të vëllanë, por ka bërë dhe një seri krimesh në kohën e diktaturës, ku përfshihen dhunime e përdhunime.
Për këtë ajo thotë se ka fakte konkrete, një prej të cilave e dokumentuar, në një nga shkrimet e At Zef Pllumit, i cili thotë se i ati i saj, Xhevdet Miloti, ka përdhunuar gra e vajza në zyrat e Shkodrës.
Ndërkaq, ajo kërkoi falje të gjithë atyre personave që babai i saj i ka shkaktuar dhimbje. Aryseja që ajo po rrëfen historinë e saj kaq vonë, është për të vëllanë që është dhunuar nga i ati, por edhe për të njohur brezin e ri me jetën që ata kanë bërë.
Gjithashtu shtoi se historinë e jetës së saj, e ka shkruar në një libër.
“ Unë nuk dua të flas për krimet e komunizmit, por për krimet e familjes sime. Unë e di që Xhevdet Miloti ishte i keq në shtëpi, nuk e dija asokohe çfarë bënte jashtë. Unë po e bëj këtë sepse dua të tregoj të vërtetën e vëllait tim, sepse ai përjetoi vetëm dhunë. Unë e tregoj për vëllain tim, e bëj për të dënuar krimet e Xhevdet Milotit, por e bëj që brezat e reja të kuptojnë çfarë jete kemi bërë ne. Përmasa e krimeve, dua të bëj një deklaratë. I kërkoj falje të gjithë atyre që Xhevdet Miloti ka vrarë, dhunuar. Ka prova. Unë dua të flas për vajzën Ernest Krajës, e cila përmes komenteve ajo më ka përkrahur, jemi bërë si motra, më ka ftuar dhe në shtëpinë e saj. Ajo tregoi sesi babanë ia ka lidhur e dhunuar. Po kam folur me Agron Tufën dhe më ka nisur material. Don Lekën e lidhën prapa makinës dhe e tërhoqën zvarrë. Në librin e At Zef Pllumbit që citon që Xhevdet Miloti, ka përdhunuar gra dhe vajza në zyrat e Shkodrës. Ka mundësi që ka vrarë kolegun e tij. Agroni, ishte ai që më edukonte të doja njerëzit. Ai bënte çdo gjë për të tjerët. Agroni lumturohej kur bënte mirë për të tjerët. Ai mbante çdo gjë brenda dhe filloi të pinte dhe kishte dhimbje të tmerrshme koke. Ishte vetëm. Ai ishte i miri i të mirëve dhe i keqi i vetes. Unë i kërkoj falje Agronit që po kërkoj të drejtën e tij me kaq vonesë. Historinë time të dëshpëruar unë e kam hedhur në një libër atë e kam shkruar në italisht, po e shkruaj në shqip do të bëhet dramë”, shprehet Lindita.
Top Channel