Top Talk: Legalizimi i Cannabisit i është propozuar edhe Enver Hoxhës. Ja kush e propozoi dhe përse?!

11/05/2020 17:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet i vendosur për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, sipas tij, për qëllime mjekësore.

Kreu i Qeverisë Shqiptare, gjatë konferencës për Ditën e Evropës, në krah të Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se pas një viti punë, për pak kohë do të jetë gati  pr/igjji për prodhimin e Cannabisit për arsye mjekësore.

Ndërkohë në studion e Top Talk me Gazetarin Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur rreth kësaj iniciative. Ngjela ka treguar se është pro saj, pasi siç ka treguar babai i tij ka qenë iniciatori i parë për legalizimin e kanabisit si bimë medicinale që në kohën e Enver Hoxhës.

“Nëse bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti…kjo nuk është një nismë e re, por shumë e vjetër. Nuk kam si të jem kundër sepse im at që ka qenë këtu e 27 vjet, i shkuar Ministër i Ekonomisë dhe dy vjet Ministër i Financave e ka pasur në agjendën e vet kultivimin masiv të Cannabisit Industrial që përfshihej në kategorinë e bimëve medicianale. Ai kërkoi 100 mijë hektarë dhe sipas biznesplanit atëherë do fitoheshin 2 miliard dollarë. Ishte 20 mijë dollar hektari. U takua dhe konsultua me përfaqësuesit e gjigantëve të farmaceutikës botërore. Por qeveria shqiptare vuri në dizpocion vetëm 9 mijë hektarë dhe këto jo zyrtarisht por parimisht. Ish-Kyeministri i kohës Mehmet Shehu, rrëfen avokati ia kishte bërë me shenjë të Atit, Kiço Ngjela se skam ç’bëj, por shko te Enver Hoxha.”

Pasi ishte njohur me propozimin sipas Ngjelës, Hoxha ishte shprehur: Jeni në vete apo s’jeni?! Ku t’i çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin ata njerëz – shprehet Avokat Ngjela. Sipas tij Enveri dëshironte varfërinë e popullit. Ndërsa njerëzit nuk kishin bukë ai thoshte ku t’i çoj këto para. Duke mbyllur këtë pjesë të rrëfimit Ngjela shtoi: Si të jem kundër kur kjo nismë buron nga familja ime. Duhej bërë me kohë.” theksoi avokati në Top Talk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA