Nxënësit janë rikthyer në shkolla sot në Holandë, por disa prej tyre duhet ta shihnin mësuesin nga ekranet plastike që ndanin bankat e tyre.

Shkollat daneze ishin mbyllur që prej 14 marsit me përjashtim të disa institucioneve me staf të reduktuar, ku mësonin fëmijët e punonjësve kyçë.

Vendi ka nisur zbutjen graduale të masave kufizuese duke përfshirë dhe hapjen e shkollave fillore. Por në shkollën Springplank në Den Bosch, ishin instaluar ndarëse plastike dhe dezinfektues duarsh në hyrjet.

Kreu teknik i shkollës Rascha van der Sluijs tha për mediat: “Mësuesit tanë nuk janë të shqetësuar. Kemi vendosur disa ekrane të holla për të mbrojtur nxënësit dhe mësuesit nga kollitjet”.

Shkolla kërkon gjithashtu që pridërit të lënë fëmijët e ytre te dera pasi administratorët janë më të shqetësuar për pëhapjen e sëmundjes te të rriturit sipas Van der Sluijs.

Vetëm 1.3 e infeksioneve dhe 1 vdekje është regjistruar në vend te njerëzit nën 20 vjeç, një përqindje e ngjashme dhe me pjesën tjetër të botës.
Autoritetet vendore po i hapin shkollat sipas variateve të tyre, disa kanë vendosur të zhvillojnë mësim një ditë po, një ditë jo.

Shkollat e mesme pritet të hapen në qeshor. Deri sot vendi ka pasur 42,788 të infektuar dhe 5,456 vdekje, por numrat kanë qenë vazhdimisht në rënie.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA