Fill pas lehtësimit të masave! Në Gjermani rritet niveli i përhapjes së Covid-19

11/05/2020 08:44

Vetëm disa ditë pasi ky vend lehtësoi masat e izolimit, Gjermania ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit vlerësohet të jetë rritur mbi 1, duke arritur në 1.13, sipas qendrës së sëmundjes dhe kontrollit të vendit, Institutit Robert Koch. Ndërkohë, para ditës së shtunë (më 9 maj), niveli i riprodhimit në Gjermani ishte nën 1, njoftoi instituti.

Me shkallë riprodhimi nënkuptojmë sa persona mund të infektojë mesatarisht çdo i prekur me Covid-19. Tani, një person i infektuar mund ta transmetojë virusin te më shumë se një person tjetër.

Javën e kaluar, kancelarja Merkel njoftoi një rihapje graduale të të gjitha dyqaneve dhe shkollave, si dhe rifillimin e ligës së futbollit, megjithëse nuk do të ketë tifozë në stadiume.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 7,569 viktima dhe janë regjistruar 171,879 të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA