“Do të ishte një katastrofë e madhe”, ministri i Jashtëm iranian: Po përgatitemi për një sulm tokësor nga SHBA, por do të ketë pasoja të rënda për Uashingtonin 05/03 18:51
Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus. Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.
Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.
Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë situata nuk është aspak e qetë, pasi ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus maxhordomi dhe një nga asistentët e zëvendëspresidentit Mike Pence, duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë.
Top Channel