Gjeorgjia notë proteste pas emërimit të Saakashvilit në Ukrainë

08/05/2020 20:22

Gjeorgjia ka thirrur sot ambasadorin e saj në Ukrainë për konsultime, pasi ish-presidenti i kerkuar gjeorgjian Mikheil Saakashvili, është emëruar kryetar i komitetit të reformës ekzekutive në Ukrainë.

“Vendimi i partnerit strategjik të Gjeorgjisë për të emëruar në post të lartë një person të dënuar nga gjykatat gjeorgjiane ngre shumë pikepyetje”, tha zëdhënësi David Zalkaliani, i cili shtoi se çështja nuk është në pikën e prishjes së marrdhëneive diplomatike mes vendeve.

Në vitin 2018, Gjeorgjia ka dënuar ish-presidentin e saj Saakashvili për abuzim me pushtetin dhe fshehje të provave të rrahjes së një deputeti opozitar në parlament në vitin 2005.

Saakashvili, i mohon akuzat por është prej kohësh i angazhuar politikisht në Ukrainë. Ai u emërua dje në postin e ri nga presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Lëvizja paraqet një tjetër rikthim për figurat e njohura të politikës post-sovjetike të rajonit, por nuk është e qartë sesa influencë do të ketë Saakashvili në administratën e presidentit Zelenskyy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA