Sulm çdo 40 minuta, Tel Avivi sulmohet 3 herë gjatë natës nga Irani, TCH siguron pamjet nga momenti kur raketat shkatërrohen në ajër nga mbrojtja izraelite
Tomaso Chessa, një ushtar italian që drejton një nga kamionët që transporton viktimat e CoVid ka ndarë një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale për këtë situatë të dhimbshme.
“Këto arkivole janë pjesë e imja, unë e vendos shpirtin tim në to: një ditë do të doja të takoja të afërmit e atyre të ndjerëve – shkruan ai në një postim të gjatë në Facebook. – Por njerëzit ende nuk e kuptojnë, e thjeshtë të thuash se këtu nuk jemi në Bergamo ”.
“Faza e parë … çfarë mund të them? Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë, ata nuk kanë pasur kohë ta perceptojnë realitetin. Unë po ju tregoj eksperiencën time”.
Kështu fillon letra e hapur e 42 vjeçarit, nga Sassari, që tregon punën e tij duke ngarë një kamion të Ushtrisë, të përdorur për të transportuar viktimat e koronavirusit të Bergamos.
Duke punuar në regjimentin mbështetës taktik dhe logjistik të Solbiate Olona (Varese), Chessa tregon mendimet që shoqëruan “udhëtimin e fundit” të atyre “shoqëruesve të udhëtimit”.
“Të drejtosh një kamion, në një ditë të zakonshme ku mendimi të largon nga jeta juaj e përditshme – ai shkruan. – Ju vozitni, bisedoni me kolegun në anën e kundërt të kabinës, por për një çast heshtja ju prish rutinën tuaj, mendimi juaj mbështetet mbi ta, ju e kuptoni se brenda atij kamioni nuk jemi dy, por shtatë … pesë prej të cilave përballen me udhëtimin e tyre të fundit … dhe po …. i fundit “, përmbyll ai.
Top Channel