
24/05 19:29
DUBAI- Një ndërtesë 48-katëshe është shkrumbuar nga flakët në Dubai. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet të ketë pasur viktima, ndërsa sipas ‘Thë Guardian’ 9 persona kanë marrë plagë djegie.
Fillimisht zjarri ka rënë në katin e 10-të të ndërtesës ndërsa më pas është përhapur në të gjitha katet duke shkrumbuar gjithçka.
Ndërtesa sipas medieve të huaja quhej ‘Abbco’ ndërsa tashmë nga ajo kanë mbetur vetëm gërmadhat.
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë Sharjah, Ali Abu Al Zoud tha se ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe se personat e lënduar nga zjarri janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel