Këto janë pamjet dramatike kur patrulla e policisë në Paris u bë shënjestër e fishekzjarreve nga rreth 15 të rinj të zonës, të cilët prej ditësh po protestojnë kundër masave kufizuese të koronavirusit dhe dorës së rëndë të policisë.
Skenat kaotike u xhiruan në zonën lindore Noisy-le-Grand të kryeqytetit ku policët u përleshën me protestues në sheshin Pablo Picasso, teksa fishekzjarret shpërthenin rreth tyre.
Dy prej sulmuesve, të dy 18 vjeç, u ndaluan më pas nga policia ndërsa disa oficerë pësuan plagë të lehta, sipas raportimeve.
Incidenti vjen pas trazirave të gjera në Paris muajin e kaluar ku të rinj nga minoritetet etnike protestonin kundër dorës së rëndë të policisë gjatë zbatimit të masave të koroanvirusit.
Franca do të nisë heqjen graduale të masave kufizuese më 11 maj. Presidenti Emmanuel Macron tha se javën që vjen nis hapja graduale e shkollave, pas ngritjes së shqetësimit nga kryebashkiakët, mësuesit e prindërit.
Franca është nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia në Evropë me më shumë se 170 000 raste infektimesh dhe të paktën 25,531 vdekje.
Top Channel