Masat e koronavirusit/ Polici shkon të këshillojë të rinjtë në park, ata e tallin e i vjedhin biçikletën

06/05/2020 16:56

Një oficer mbështetës i policisë britanike shkoi dje të këshillonte një grup të rinjsh që kishin shkelur rregullat e kufizimeve të koronavirusit duke u grumbulluar në një park, por u prit me tallje e ofendime, madje një prej tyre i merr bicikletën.

Pamjet e shpërndara nga vetë të rinjtë në parkun Godolphin, në Slough pranë Londrës, tregojnë oficerin komunitar që konfrontohet me rreth dhjetë të rinjtë që po luanin kriket.

Ata nis të shpjegojë rëndësinë e masave aktuale kufizuese, por një prej tyre merr biçikletën me të cilën polici kishte ardhur, dhe largohet me vrap. Personi që filmon videon e këshillon shokun e tij ta lërë shakanë.

Më pas kameramani tallet me oficerin e turpëruar duke i thënë: “Sapo të grabitën, me çfarë do të kthehesh në shtëpi?”

Oficeri thërret për mbështetje që më pas i jepet, por deri në ardhjen e përforcimeve djemtë ishin larguar të gjithë. Ata i kthyen oficerit biçikletën.

Në një deklaratë policia ngriti lart oficerin në fjalë “për profesionalizmin dhe përmbajtjne e tij gjatë incidentit”, ndërsa po kërkon për dëshmitarë të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA