Një veteran i marinës amerikane, humbi jetën nga koronavirusi, duke mos pasur mundësi të takohet për herë të fundit, me bashkëshorten që ndau 70 vite të jetës dhe fëmijët. Theodore Patrick, vidq disa ditë më parë nga koronavirusi, por pengu më i madh i gruas së tij, Pearl 94 vjeçe dhe nipit të tyre Matthew, është që nuk i dhanë njeriut të tyre të dashur lamtumirën e fundit.
“Është vërtetë shqetësuese që gjyshi të ikë nga kjo jetë i vetëm. Unë, prindërit e mi, madje dhe gjyshja që ai ndau 70 vite të jetës, nuk mund ta shihnim në momentet e fundit të jetës”, u shpreh Mattheu.
Pearl, vuan nga një sërë sëmundjesh, dhe këto kohë ka qëndruar e izoluar, nga frika se mos infektohet me COVID-19. Vajza e çiftit, Sharon Laforest, u shpreh se prindërit e saj ishin takuar që në moshën 20 vjeçare dhe që nga ajo kohë nuk janë ndarë kurrë nga njëri-tjetri.
“Nëse mami sëmurej, babai pyeste vazhdimisht, si është Pearl? Si është Pearl?, një gjë të tillë bënte dhe mamaja. Ata vërtetë, e dashuronin marrëzish njëri-tjetrin”, u shpreh Sharon.
Sharon ka një mesazh për të gjithë: “Vetëm dëgjoni ekspertët. Vendosni maska, jini të kujdesshëm në mbajtjen e higjienë dhe thjesht mos përqafoni njerëzit që takoni çdo ditë”.
Top Channel