Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Uells, ku një i moshuar është goditur me thikë për vdekje dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë nga një grua.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një supermarket, ku burri ishte duke bërë pazar së bashku me bashkëshorten e tij, shkruan The Sun.
Ai ndërroi jetë në një mënyrë tragjike, ndërsa mësohet se një prej të plagosurve po lufton për jetën në spital.
Shërbimi i Ambulancës Uells tha që katër persona janë dërguar në spital, por nuk dhanë një azhurnim për gjendjen e tyre.
Blerësit ishin rreshtuar të tmerruar jashtë dyqanit në kohën kur gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije, goditi me thikë një burrë në një furgon e më pas goditi për vdekje të moshuarin.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan gruan të kryejë këtë sulm fatal, policia po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel