Covid-19/ Kina sot asnjë të infektuar dhe asnjë viktimë, ja edhe sa persona kanë mbetur aktiv me koronavirus

05/05/2020 13:27

KINË- Edhe pse është vendi ku ka shpërthyer Covid-19, Kina prej disa javësh e ka fituar betejën me koronavirusin të paktën sipas shifrave të publikuara për sa i përket përhapjes së pandemisë.

Së fundmi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) konfirmoi vetëm 1 rast me Covid-19 në Shangai ndërsa 15 të tjerë ishin asimptamatik. Ndërkohë sipas NHC thuhet se këtë të hënë nuk është shënuar asnjë rast i dyshuar dhe asnjë viktimë.

Edhe për sa i përket rastit të Shanghait, thuhet se është importuar nga jashtë.

Deri më tani numri i vdekjeve në Kinë ka shkuar 4,633, ndërsa momentalisht ka 395 raste active me Covid-19.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel