Një nënë e trishtuar e ka quajtur “të mjerë” dënimin prej pesë vjet burg për ish-partnerin e të bijës, që e vrau atë duke e qëlluar me një celular në qafë.

Lloyd Birkby, 27 vjeç, lëshoi me forcë celularin ndaj të dashurës Levi Ogden, 26 vjeçe, duke e goditur në fyt. Kjo i shkaktoi hemoragji cerebrale dhe më vonë vdekjen.

Ata kishin dalë për darkë me disa shikë ne Halifax, Britani, para se të nisnin një debat gjatë fundit të mbrëmjes, raportojnë mediat vendase.

Teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre, gjatë një momenti tërbimi ai lëshoi me forcë celularin në drejtim të saj, duke e lënë pa ndjenja.

Pak më vonë nëna e dy fëmijëve Levi, u shpall e vdekur në spital. Shkaku i vdekjes ishte arrest kardiak i shkaktuar nga hemoragi cerebrale.

Birkby u arrestua dhe u akuzua për vrasje në nëntor 2019 – akuzë të cilën e mohoi.

Në prill 2020 ai pranoi akuzën më të vogël të vrasjes nga pakujdesia dhe u dënua me pesë vjet burgim për vrasjen e partneres së tij të nëntë viteve.

Nëna zemërthyer e Levi, Clare Ogden, 44 vjeçe, beson se dënimi me pesë vjet i Birkby ishte “i mjerueshëm”, dhe se është e tmerruar për “temperamentin e tij” dhe atë që mund të bëjë kur të lirohet.

Clare tha: “Levi ishte një personazh i rrallë, një nënë e mrekullueshme për dy fëmijët e saj, të cilët tani duhet të jetojnë pa të. Ai na e mori atë prej nesh dhe është i mjerueshëm fakti që për disa vjet ai ninis përsëri jetën e tij. Nuk e besoj dot ime bijë se nuk është më”.

Levi e Birkby njiheshin që në shkollë dhe ishin bashkë prej moshës 17 vjeç. “Në fillim më pëlqente, dhe e bënte të lumtur Levin. Por kur u rritën nuk më pëlqentë si e trajtojnte dhe i kisha thënë ta linte.

Clare – e cila ka katër fëmijë – thotë se Birkby ishte “manipulues” dhe luante “lojra të mendjes” me vajzën e saj.

Ai gjithmonë e linte, pastaj hynte e dilte si të donte në jetën e saj, thotë Clare.

“Ai madje e pështynte, i pështynte dritaret, shpeshherë e humbiste dhe i shkatërronte shtëpinë”.
Por gjithsesi Levi e Birkby patën dy fëmijë, tashmë gjashtë dhe tre vjeç. “Fëmijët ishin jeta e saj. Ajo i adhuronte”, thotë Clare.

“Fëmijët ishin gjithmonë të përkryer, kishin rrobat më të bukura. Ata ishin lumturia dhe krenaria e Levi”, thotë e ëma.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA