Merret vendimi/ Zgjedhjet në Serbi do të mbahen me 21 qershor
04/05/2020 21:10
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen të dielën më 21 qershor.
Vendimi është marrë sot pas një takimi të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e partive politike.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ai pret që gjendja e jashtëzakonshme në Serbi të përfundojë më 7 maj.
Ai tha për TV Pink se së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, do të marrin një vlerësim për këtë çështje nga ministria e Mbrojtjes, pasi ashtu e kërkojnë procedurat.
Top Channel