LIVE/ Orët e fundit të afatit të Trump për Iranin: Ju shtyp brenda natës. Izraeli mesazh iranianëve: Mos përdorni trenat sot. The Times: Khamenei në gjendje të rëndë 07/04 14:14
Të paktën 46 të burgosur kanë vdekur gjatë një trazire të shkaktuar në burgun e Los Llanos në Venezuelë. Raportohet edhe për dhjetëra të tjerë të plagosur.
Sipas CNN trazira u shkaktua në një përpjekje për t’u arratisur. Përfaqësuesja e Asamblesë Kombëtare Maria Beatriz Martina tha CNN se një granatë shpërtheu gjatë përpjekjes së arratisjes.
Raportohet se nga shpërthimi i granatës është lënduar një oficer policie. Observatori i të burgosurve në Venezuelë bën me dije se edhe drejtori i burgut Carlos Toro është në mesin e të plagosurve gjatë trazirës.
Top Channel