Një nënë kishte shkuar për në supermarket së bashku me të bijën, në Liverpool të Britanisë së madhe. Por teksa ishin duke u kthyer për në makinë, një burrë i vjen nga mbrapa gruas, i vendos thikën në fyt dhe e kërcënon se do ta vrasë, nëse nuk i dorëzon çantën dhe çelësat e makinës.
Agresori 41 vjeçar Duncan Johnson, nën kërcënimin e thikës i kërkoi çantën dhe çelësat e makinës Natelie Grimes, vetëm pak momente pasi ajo e kishte bllokuar të bijën shtatë vjeçare në makinë. Nuk vonoi shumë, dhe Natalie përleshet me Duncan. Ky i fundit duke ushtruar forcë arriti që t’i rrëmbejë çantën dhe çelësat e makinës gruas. Teksa po largohej me shpejtësi, dy kalimtarë të çastit sulen me shpejtësi drejt tij dhe e bllokojnë në tokë, deri sa policia mbërriti dhe e arrestoi. Qëllimi i Duncan, nuk ishte grabitja e sendeve me vlerë, por rrëmbimi i vajzës së Natalie.
Pas mbërritjes në rajonin e policisë, u mësua se Duncan, ishte dënuar 30 herë dhe mbi të kanë renduar ndër vite 128 vepra penale, madje herën e fundit ishte akuzuar për pedofili dhe aktualisht ishte një i liruar me kusht.
Top Channel