Qytetarët nuk iu bindën urdhrave dhe ‘pushtuan’ plazhet, Kalifornia merr vendimin e paralajmëruar

01/05/2020 20:46

Guvernatori i Kalifornisë po rikthen masa të distancimit fizik. Pas një fundjave që u shoqërua me turma në plazhet e këtij shteti, guvernatori Gavin Neësom ka dhënë urdhër që duke filluar që të premten plazhet dhe parqet publike të mbyllen.

Masat pritet të irritojnë shumë banorë. Disa komunitete lokale kanë kërcënuar se do ta sfidojnë në gjyq urdhrin.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Kalifornia është një ndër pesë shtetet amerikane me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus. Deri tani numërohen mbi 50 mijë të infektuar dhe mbi 1880 viktima.

Departamenti i shëndetit në Kaliforni e cilëson si “të përhapur gjerësisht” problemin e virusit në këtë shtet.

Sipas së përditshmes Los Angeles Times, pritet që rastet me koronavirus të dyfishohen çdo 21.7 ditë, megjithëse parqet, plazhet dhe mjedise të tjera publike për zbavitje janë mbajtur të mbyllura edhe më parë.

Por disa rregulla lokale kanë shkaktuar konfuzion, pasi disa komunitete zbatojnë praktika të ndryshme nga ato mbarë-shtetërore.

San Francisko ishte një ndër qytetet e para që vuri në zbatim urdhrat për izolim në banesë, por të mërkurën San Francisko filloi të lejonte aktivitet ndërtimi, kopshtari për mirëmbajtjen e kopshteve private, si dhe biznese të tjera që operojnë në mjedise të hapura me kusht që të respektohej distancimi fizik.

Në komunën Riverside janë rihapur pistat e vrapimit, biçikletave, kalorsisë, megjithëse kërkohet që të mbahen maska.

Po ashtu, komunitete të ndryshme kanë rregullore të ndryshme për daljen në breg të oqeanit. Plazhet e Los Anxhelosit mbeten të mbyllura, por në komunat Orange County dhe San Diego plazhet janë hapur.

Shumë autoritete lokale janë kundër urdhërave të guvernatorit për mbylljen e plazheve. Por Guvernatori Neësom ka kritikuar dyndjen e banorëve në plazhe ku duket se nuk janë respektuar masat e distancimit fizik.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA