“Aromë e rëndë”/ E tejmbushur me kufoma, agjencia funerale vendosi 50 trupa të pajetë në kamionë pa frigoriferë

01/05/2020 12:18

Një shtëpi funerali në qytetin e New York-ut, e tejmbushur me dhjetëra trupa të pajetë si pasojë e Covid-19 është detyruar t’i ruajë kufomat në disa kamionë U-Haul, të papajisur me frigoriferë.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga policia vendase. Ishin fqinjët ata të cilët njoftuan policinë për shkak të erës së rëndë që vinte jashtë shtëpisë funerale.

Policia zbuloi se shtëpia kishte marrë me qira katër kamionë, të cilët mbanin rreth 50 kufoma.

Hetuesit mësuan se biznesi ishte i tejmbushur me viktima, sa punëtorët u detyruan t’i vendosnin trupat në  kamionë të mëdhenj pasi nuk kishin mjaftueshëm frigoriferë.

Pas “zbulimit të trishtë”, punëtorë të përshtatur me veshje mbrojtëse u panë pasdite duke transferuar trupa në kamiona të tjerë me frigoriferë.

 

 

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA