Japonia përgatitet të rifillojë centralin bërthamor më të madh në botë, 15 vjet pas Fukushimës
Në grup doktorësh në Gjermani po postojnë foto të zhveshur teksa tentojnë të tërheqin vëmendje për mungesën e pajisjeve personale mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Duke e quajtur protestën e tyre Blanke Bedenken, (Pendëse e zhveshur), anëtarët e grupit thonë se ndjehen të rrezikuar nga koronavirusi dhe pretendojnë se thirrjet e tyre të hershme kanë rënë në vesh të shurdhër.
Ruben Bernau, një doktor i përgjithshëm i grupit, tha për mediat se ai dhe mjekët të tjerë në klinikën e tij ishin të pajisur në mënyrë tëpamjaftueshme për të trajtuar virusin. “Lakuriqësia është një simbol se sa të ekzpozuar jemi pa mbrojtjen e diuhur”, tha ai.
Doktorët bënin fotot e tyre në vendet e punës, ose fshiheshin prapa dosjeve, letrave higjenike e ajisjeve mjekësore.
Christian Rechtenwald, gjithashtu doktor familjar, tha se grupi ishte frymëzuar nga nisma e një doktori francez i cili ishte fotografuar i zhveshur në vendin e tij të punës duke e përshkruar veten si “mish për top” në luftën kundër pandemisë.
Jana Husemann, tha: “Sigurisht që ne dëshirojmë të trajtojmë pacientët që kanë nevojë për ekzaminime të afërta, por kjo kërkon pajisjet e duhura mbrojtëse”.
Kompanitë prodhuese gjermane kanë shtuar punën e tyre por përsëri nuk arritur të plotësojnë kërkesën sepse prioritet i është dhënë spitaleve ku trajtohen pacientët e koronavirusit, duke lënë pas dore praktikat mjekësore të familjes.
Top Channel