Kina ka njoftuar misionin e eksplorimit të marsit këtë vit, i cili do të kryejë orbitimin, uljen dhe eksplorimin e sipërfaqes së Marsit në një mision.

Nesër Kina do të njoftojë emrin dhe logon e misionit të saj të parë në Mars.

Që prej vitit 2016, vendi ka caktuar 24 prillin si Ditën e Hapësirës, dhe të lëshimit të satelitit të saj “Dongfanghong-1” në 50-vjetorin e misioneve hapësinore të vendit që nisën në 24 prill 1970.

Gjatë vitit të kaluar Kina ka zhvilluar sondën hapësinore Chang-4, që u ul në anën e largët të hënës dhe eksploroi për më shumë se 16 ditë honore në territorin e virgjër, ndërsa sonda tjetër Yutu-2 është një nga më prodhueset për informacionin nga hëna.

Teknologjia hapësinore ka ndihmuar zhvillimin ekonomik e social të vendit. Gjatë pandemisë së COVID-19 satelitët kinezë Gaofen dhe BeiDou kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për ndërtimin e sppitaleve dhe luftën kundër epidemisë.

Kina ka ndarë të dhënat e satelitëve të saj me vende të tjera.

Sateliti i vendeve Kinë-Brazil 4A është lëshuar në fund të vitit 2019, duke dhënë një shembull të mrië bashkëpunimi mes vendeve në zhvillim, ndërsa sateliti i vendeve Francë-Kinë për Oqeanografinë është lëshuar në 2018 dhe ka nisur dërgimin e të dhënave, njoftojë agjencitë vendase hapësinore.

FOTO GALERI
3/3
Foto e marrë në 17 prill 2019 e bazës së simulaur të uljes në Mars, e ndërtuar në Jinchang, në provincën veriperëndimore Gansu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA