Autoritetet japoneze thanë sot se kanë prerë rreth 100,000 lule tulipanësh për të shangur grumbullimin e admiruesve të tyre, që mund të shkaktojë përhapje të koronavirusit.
Lulet e ndezura shumëngjyrëshe mbulonin fusha të tëra në kopshtet e Sakura, në lindje të Tokios, dhe ishin një nga atraksionet kryesore turistike në kohën e çeljes në pranverë.
Por teksa vendi zbaton masat e distancimit social për të mundur epideminë, zyrtarët vendosën të prisnin shtretërit e bimëve për të mos tërhequr vëmendje.
Ata anulluan gjithashtu festivalin e përvitshëm të tulipanëve në kopshtet Sakura Furusato Hiroba.
Zyrtari i turizmit të qytetit Sakiho Kusano, tha: “Shumë vizitorë vijnë në fundjavë kur lulet janë në çelje. Nisi të bëhej grumbullim masiv prandaj nuk kishim zgjidhje tjeër përveçse t’i prisnim”.
Rreshtat me lule rozë e të kuqe mbulonin rreth 7,000-metër katrorë kopshte por tani janë zhdukur duke lënë vetëm kërcejtë jeshilë.
Disa trëndafilë duket që kanë rezistuar mes kërcejve por dhe ato janë dhuruar për kopshtet e fëmijëve.
Disa pjesë të fushës janë kthyer në arë të lagësht pas krasitjes masive.
Vizitori Misako Yonekubo, kur pa kopshtet e trishta tha: “Kjo është shumë për të ardhur keq. U trishtova shumë kur e pashë”.
Japonia ka arritur të vërë nën kontroll pandeminë me vetëm 11,512 raste të konfirmuara dhe 281 vdekje.
Më herët ajo ishte pikë fokusimi për pandeminë kur kroçera e infektuar Diamond Princess u ankorua në portin e Jokahama.
Top Channel