Dyshohet se mund të ketë CoVid-19/ Ambasada Italiane kërkon informacion për shtetasin që mbahet tek “313-a”
21/04/2020 12:21
Ambasada Italiane ka kërkuar informacione për një të paraburgosur, shtetas italian që mbahet pranë ‘313-s’.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se bëhet fjalë për Xh. Cosimo, i cili mendohet se është prekur nga covid-19.
Ai mbahet në izolim prej një jave, i veçuar nga të tjerët.
Anila Hoxha raporton se tamponimi i parë i tij ka dalë negativ, ndërsa për të dytin përgjigjja mbahet sekret.
Top Channel