Kuvend dhe protestë jashtë godinës/ Policia ‘blindon’ zonën, bllokon të gjitha hyrjet drejt Parlamentit

08/09/2026 16:24

Kuvendi i Shqipërisë rikthehet këtë të martë në aktivitet, pas pushimit veror. Në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar.

Edhe pse Kushtetuta parashikon që sesioni i vjeshtës të nisë të hënën e parë të shtatorit, këtë vit rikthimi i deputetëve është shtyrë me një ditë për shkak të pushimit zyrtar.

Rikthimi i deputetëve në parlament pritet të shoqërohet edhe me protesta jashtë godinës. Qytetarët më shumë se 100 ditësh protestojnë në shesh kanë paralajmëruar se do të dalin sërish përpara Parlamentit në ditën e parë të sesionit.

Për këtë arsye, pritet që Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, duken disa kordone policie janë vendosur tashmë në të gjitha hyrjet që të çojnë te Parlamenti, duke shtuar perimetrin e sigurisë përgjatë ‘Rrugës së Elbasanit”.

Top Channel