Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 pacientë të shëruar të cilët janë mjekuar në kushte shtëpie, ndërsa ka vdekur një pacient.

Ministria njoftoi se ka ndërruar jetë një pacient i moshës 70-vjeçare, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 55. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar arrin në 1.231.

Po kështu, brenda 24 orëve janë bërë 207 teste, ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 12.340 teste për COVID-19. Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, ndërsa këtë javë lëvizja u ndalua edhe të hënën në territorin e gjithë vendit për shkak të festave të Pashkëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA