Një inxhinier norvegjez ka përshkruar së fundmi sesi braktisi jetën moderne për të jetuar me një fis xhungle në Indonezi, duke u ushqyer me majmunë dhe lakuriqë nate.

Audun Amundsen, tashmë 40 vjeç, shkoi fillimisht për të jetuar në ishullin Siberut në brigjet perëndimore të vendit, kur ishte 24-vjeç në vitin 2004.
Më parë ai jetonte në një apartament të rehatshëm në Trondheim, Norvegji, dhe kishte një punë të paguar mirë si inxhinier në impjantin detar të naftës në brigjet e Skocisë.

Më pas ai vendosi të lërë punën për të udhëtuar, fillimisht në Indi, Nepal, dhe më pas në Indonezi. Kur ai arriti në provincën perëndimore Sumatra, thotë se dëshironte “të largohesha sa më shumë nga kultura ime”.
“Dëgjova më pas për këta njerëz tradicionalë që jetonin në xhungël në ishullin Siberut dhe shkova atje. Kur arrita dikush erdhi drejt meje dhe ishte një moment shume emocionues. Fatmirësisht ai po buzëqeshte dhe megjithse nuk mund të komunikoja u bëmë miq”.
Njeriu me të cilin Amundsen u takua ishte Aman Paksa, një udhëheqës fetar ‘shaman’ i fisit Mentawai.
“Ai më pëlqeu dhe bëmë njëmarrveshje që unë të qëndroja për disa javë”.
Për t’i kthyer mikpritjen, Amundsen ndihmoi komunitetin në detyra të përditshme si gjuetia e majmunëve, lakuriqëve dhe kërrmillave, si dhe ndërtimi i pajisjeve si kanoet, shijetat apo shportat.
Amundsen qëndroi për një muaj para se të kthehej sërish në 2009 i pajisur me një fjalor më të mirë, me mjekime dhe një kamera, për të qëndruar më gjatë me fisin.
Eksperienca e tij është dokumentuar në një dokumentar të ri të quajtur Newtopia.
“Mësova të ndjek ritmin e natyrës,” thotë Amundsen.
Në një prej vështorësive të jetës së re Amundsen shihet me sytë e infektuar.
Ai thotë se shikon që bota moderne kërkon të depërtojë në mënyrën e jetesës së fisit me rritjen e prezencës së plastikës e veshjeve moderne.
Ai arriti të ndërtojë një panel diellor për komunitetin, ku të karikojë kameran e tij dhe të sjellë energji elektrike në shtëpinë e Aman Paksa.
“Besoj se më në fund do të gjejmë një balancë mes natyrës dhe jetës moderne, por besoj se shumë specie dhe ekosisteme do të zhduken para njeriut”, tha ai.

FOTO GALERI
3/11
Eksperienca e tij është dokumentuar në një dokumentar të ri të quajtur Newtopia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA