“Mos luaj vendit, po lëvize do të thyej këmbët”, policia bën publike dhunën në një azil

17/04/2020 19:47

Disa të moshuar në një azil në Palermo të Italisë, janë dhunuar dhe kërcënuar sistematikisht nga punonjësit e institucionit. Ngjarja është bërë publike nga Policia e Palermos, të cilët njoftuan se në lidhje me këtë rast kanë vendosur në pranga gjashtë punonjëse që “kujdeseshin” për të moshuarit.

Policia ka rënë në gjurmët e kësaj ngjarjeje me anë të një kamere të fshehtë, të cilën e kishin vendosur në ambientet e  brendshme të institucionit.

“Mos luaj vendit. Po lëvize do të thyej këmbët. Kështu që qepe”, dëgjohet në regjistrimin e kamerës së fshehtë.

“Duhet të vdesësh, vdis”, dëgjohet në një tjetër regjistrim.

Ndërkaq, të gjashtë punonjëset që janë arrestuar akuzohen për keqtrajtim në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur ndaj të moshuarve të pambrojtur.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA