Modelja e famshme iraniane Qazel Yadegari mburrej se e kishtë blerë një këlysh luani për 8000 euro si dhe kishte një piton, u kap nga policia pas shpërnadrjes së fotove të kafshëve ekzotikë në Instagram.

Yadegari nisi të hetohej prej policisë turke në Stamboll pas postimeve të rregullta për ndjekësit e saj në Instagram me kafshët e pazakonta.

Një disa video Qazel shfaqet duke puthur këlyshin e luanit teksa shikon nga kamera.

Në një pozë tjetër ajo e mban felinin mbi bark, ndërsa në një video në makinë ajo mban pitonin në dorë.

Autoritetet nisën hetimet në kuadër të shitjeve ilegale online të kafshëve ekzotike.

Ato bastisën shtëpinë e saj në zonën e Sariyer të Stambollit dhe zbuluan kafshët e jashtëligjshme. Këlyshi i luanit aziatik dhe pitoni raportohet se ishin futur kontrabandë në Turqi. Autoritet injektuan kafshët me qetësues dhe i futën në kafazë, madje arrestuan dhe dy asistentë të Qazel.

Ajo pretendonte se e kishte blerë luanin e vogël $9,000 në një vend tjetër.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA