Rusi/ Dalin pamjet e reja të aksidentit të frikshëm ku ndërruan jetë 41 persona, piloti dënohet për neglizhencë

15/04/2020 16:54

Një aksident i frikshëm ndodhi vitin e kaluar në aeroportin e Moskës ku ndërruar jetë 41 persona. Disa pamje të reja janë zbuluar sëfundmi në gjyq ku tregonin avionin e pasagjerëve të përfshirë në flakë që rrëshkiste jashtë kontrollit në pistë.

Kapiteni i avionit Denis Evdokimov u dënua për neglizhencë por ai pretendon se po bëhet shembull për aksidentin dhe se ishte goditur nga rrufeja pak pas ngritjes. Prandaj ai u rikthye për ulje të detyruar në aeroport.

Komisioni hetues tha se Evdokimov është akuzuar me shkelje të rregullave të sigurisë dhe komandim neglizhent të avionit, që çoi në vdekje masive, lëndime dhe dëmtime madhore.

“Dështimi i tij në kontrollimin e avionit Superjet, rezultoi në shkatërrimin e mjetit, vrasjen e 40 pasagjerëve dhe të një anëtari të ekuipazhit. Dhjetë njerëz u plagosën dhe 37 shpëtuan të gjallë”, tha në gjyq.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA