25/11 18:25
BRITANI E MADHE- 761 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe pasi ishin infektuar nga Covid-19. Kështu numri total i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri ka kapur shifrën e 12,868.
Sot sipas statistikave është vërejtur një ulje e lehtë e viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në krahasim me një ditë më parë. Kujtojmë se ditën e djeshme në Britani u shënuan 778 ndërsa sot janë 761 persona.
Për sa u përket numrit të të infektuarve pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19 4603 persona. Kështu numri total i të prekurve nga ky virus në Britani ka shkuar në 98,476.
Top Channel