Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në Open në Top Channel ku foli për pandeminë e koronavirusit. Ministrja u ndal edhe tek Shkodra ku tha se numri u rrit sepse qytetarët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria.

Çfarë po ndodh me Shkodrën?- e pyeti Eni Vasili.

Në Shkodër duhet shikuar si një rast suksese sepse ne kemi testuar edhe vijën e 2 dhe të 3. Në Shkodër janë testuar 380 raste dhe 71 raste kanë dalë pozitiv. Por theksoj se 60% e rasteve pozitive janë asimptomatik. Ne kemi testuar edhe vijën e 2 ose të 3 të kontakteve dhe do të vazhdojmë me testimet.

Në Shkodër pati një shpërthim të përhapjes sepse nuk u respektuan masat parandaluese që ka vendosur qeveria. Ato kanë shkuar në varrime duke përhapur virusin- tha Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA