Edhe sot Kina nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19. Të paktën kjo konfirmohet nga bilanci i bërë publik nga autoritetet kineze të shëndetësisë.
Megjithatë gjatë 24 orëve të fundit në Kinë raportohet se janë konfirmua pas testeve të kryera 89 persona të infektuar me Covid-19.
Kina është vendi ku lindi koronavirusi por kjo është e disa ditë që në këtë shtet nuk shënohet asnjë vdekje, madje edhe rastet e infektimeve në të shumtën e rasteve raportohet të jenë importuar nga jashtë vendit.
Sa i përket infeksioneve të reja, Kina ka raportuar 32 raste të reja për ditën e kaluar – të gjitha ato thotë se janë importuar nga njerëz që vijnë nga jashtë.
Pekin gjatë javëve të fundit ka ofruar dhe dërguar ndihmë për vendet e tjera në Azi dhe Evropë që ende po luftojnë me krizat e tyre të viruseve.
Në Kinë koronavirusi ka vrarë 3341 persona ndërsa gjithsej janë infektuar 82249. Por nga këto të infektuar janë shëruar 77738 kështu numri aktiv i personave që aktualisht janë të infektuar është 1170.
Top Channel