Raporti: SHBA e Kina kanë bashkëpunuar në kërkimet e koronaviruseve, para epidemisë COVID-19

14/04/2020 15:44

Megjithse prej muajsh mediat thonë se burimi i virusit SARS-CoV-2 ishin tregjet e mishit të kafshëve në Vuhan, të tjera prova tregojnë se virusi mund të ketë lidhje me kërkimet e përbashkëta të financiara nga qeveritë e Kinës dhe SHBA.

Disa të dhëna të publikuara nga britanikia Mail on Sunday, ngrinin dyshime mbi narrativën e prezantuar nga qeveritë e media.
Gazeta thonë se shkencëtarët e Insitutit të Virologjisë në Vuhan kanë eksperimentuar me lakuriqët e natës si pjesë e një projekti të financuar Instituti Kombëtar Shkencor i SHBA. Në lidhje me marrdhënien e dy institucioneve thuhej se instituti i Vuhan bashkëpunonte me Universitetin e Alabama, Universitetin e North Texas, Harvard University, dhe Federatën amerikanë të Botës së Egër.
Dokumentet thonë se qeveria e SHBA ka dhënë një grant prej $3.7 milionë për institutin e Vuhan për eksperimentimin e lakuriqëve të kapur në shpellat e Junnan, rreth 1,000 milje larg Vuhan.

Më tej ajo shton se shkencëtarët kishin krijuar në laborator një tip koronavirusi që më pas e kishin injektuar te derrkucët. Raporti thotë se disa nga derrkuzët që vdiqën, iu dhanë si ushqim derrkucëve të tjerë.

Lidhja me shpellat e lakuriqëve në Junnan nuk duhet të nënvlerësohet. Analiza gjenetike e koronavirusit të ri thuhet se është “96% identike me atë të koronaviruit të lakuriqit të natës.” Studimi bënte gjithashtu lidhjen mes CoViD-19 dhe një koronavirusi me origjinë në Junan.
Pas zbulimeve kongresmeni amerikan Matt Gaetz bëri thirrje që SHBA “t’i japë fund eksperimenteve mizore në Institutin e Vuhan, që mund të kenë kontribuar në përhapjen e CoViD-19.”

FOTO GALERI
3/3
Dokumentet thonë se qeveria e SHBA ka dhënë një grant prej $3.7 milionë për institutin e Vuhan për eksperimentimin e lakuriqëve të kapur në shpellat e Junnan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA