Ngjarja e rëndë e së shtunës/ Kamioni përplasi për vdekje 23-vjeçarin, flasin motra dhe babai

14/04/2020 15:08

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhje me “Skype”, Vladimir Gogu dhe Zoi Gogu.

Vladimiri dhe Zoi, janë babai dhe e motra e Reldi Goguit, i cili të shtunën që lamë pas, u aksidentua nga një kamion pranë tregut të frutave-perimeve në “Uzinën Dinamo”, ku si pasojë humbi dhe jetën. Vladimiri gjatë fjalës së tij tha dhe kur ishte momenti i fundit që u nda nga i biri. “Më tha që kam marrë leje dhe do të shkoj të blej ushqime, ai ishte momenti i fundit që e kam parë”, tha Vladimiri. Më tej shtoi, “Dua të zbardhet e gjithë e vërteta, një tregtar që e ka mbajtur në krahë teksa ai ishte i gjakosur, e njoh që në fëmijëri. Ai besoj do të më tregojë më shumë rreth ngjarjes”. Ndër të tjera ai tha që të gjithë televizionet kanë qenë aty në ato momente, por vetëm Top Channel e ka bërë publike këtë ngjarje.

“Ne duam të shohim se çfarë ka ndodhur, kam një tregshitës që e njoh që fëmijë dhe ai e ka mbajtur ne gjoks. Do ta pyes se çfarë ka ndodhur por deri tani kam qenë në gjendje të rënduar për ta bërë një gjë të tillë. Të shtunën unë dhe bashkëshortja ishim pushim, sepse pronari na tha që do të punojmë me orë të plotë gjatë javës dhe në fundjavë do ta bëjmë pushim. Reldi, më tha që kishte marrë autorizim dhe do të dilte të bënte pazar për familjen, ky ishte momenti I fundit që e kam parë”, u shpre Vladimiri

Ndërkohë Zoi konfirmoi se në vendngjarje ka pasur shumë media, por vetëm Top Channel e ka publikuar ngjarjen. “Ka pasur shumë televizione në terren por vetëm Top Channel e publikoi si rast”, tha ajo.

Ndërkaq, Reldi, ka qenë student në Universitetin Jopublik “Marin Barleti” dhe profesori i tij Erjon Kristo, shprehet se e ka pasur një nga studentët më të preferuar. Ai e shikon sit ë dyshimtë faktin se përse askush nuk ka folur për vdekjen e tij, por ai premton se e gjithë e vërteta do të zbardhet dhe për këtë ai thotë se disponon informacione të sakta që shumë shpejt do të dalin. Ndërkohë ai ka dhe një apel për të gjithë shoferët: “Dua t’u them të gjithëve, të dashur qytetarë të këtij vendi, kur vini këmbën në gaz, mendoni pak që ky gazi edhe mund të vrasë”.

“Reldi ka qenë një djalë shumë i dashur, jo  vetëm për mua, por edhe për të gjithë pedagogët. Ishte i rregullt, komunikonte, shprehte mendimin e tij dhe kjo ka qenë më e bukura. Nuk e besoja dot kurrë për Reldin, i them që mijëra njerëz kanë ngushëlluar Reldin dhe të gjithë duan që të ketë drejtësi, për këtë rast. Unë i kisha ndjekur lajmet në të gjithë ditën dhe fliste për një burrë 30 vjeç që është aksidentuar dhe vetëm kaq. Le ta thonë dronët (si ndodhi ngjarja), ku i kanë dronët dhe të flasin dronët. Unë të gjithë ditën e dielë isha shumë i mërzitur për Reldin, por të dielën ishin pashkët dhe unë vendosa të bëja një komunikim për publikun të hënën. Reldi më thoshte gjithmonë që të kam model profesor, unë i thoja mos më mbaj model Reldi sepse është e vështirë. Reldi e jetonte veten në maksimumin e tij, jepte më të mirën. Shikoni postimin e të gjithë kolegëve të mi. Ata kanë postuar të gjithë anët më të mira të atij fëmije. Nëse ka diçka që nuk shkon, duhet të dali. Duan të mbajnë në përgjithësi ata që janë në krye, si punojnë këta njerëz, punojnë apo nuk punojnë. Ne paguajmë taksa por ndihemi si të nëpërkëmbur. Po ta shikoni (i referohet një video të shkurtër të Reldit që Kristo e ka postuar në Facebook) ai është i pari që flet, i pari që shprehte opinionin e tij. Ai kishte vënë shumë vend në zemrat tona ndaj dhe reaguam. Ka dhe informacione shumë të sakta për këtë ngjarje dhe shumë shpejt do të dalin. Ishte ekstremist idealist, unë ju falenderoj që e vendosët Reldin në qendër, sepse ai e meriton. Dua t’u them të gjithëve të dashur qytetar të këtij vendi, kur vini këmbën në gaz mendoni pak që ky gazi edhe mund të vrasë. E para e punës ai po bëhej një profesionist i mirë, mësonte, përpiqej me atë të vetën. Shpesh herë ne nuk e kuptojmë mënyrën sesi sillemi. Reldi në këtë rast na shërben si shembull, që njeriu duhet të japë më të mirën e tij, sikur të ishe dita e fundit”, u shpreh pedagogu Kristo.

Sakaq, Marin Murataj, ishte miku i ngushtë i Reldit, ja si e kujton ai atë:

“Reldi në shoqërinë tonë ishte një person shumë i veçantë, që do ti mungojë të gjithëve që e njihnin, nuk ka fjalë për ta përshkruar. Kishte një pozitivitet nuk e di nëse ekziston në ndonjë person tjetër. Unë isha një nga shokët e ngushtë të Reldit. Të gjithë të klasës ishim një grup, por unë dhe Reldi ishim sportdashës dhe shkonim shpesh në stadium. Ishte sumë i dashuruar pas futbollit, ishe tifoz i çmendur pas Partizanit dhe Barcelonës. I pëlqente edhe politika, kemi hapur disa klube studentore, dhe në ato Reldi përfshihej  tek sporti dhe debate politike. Ishte shumë i drejtë. Kishte qejf që të bëhej edhe komentator, kur pamë ndeshjen Bylis Partizani, ai komentonte ndeshjen.”, tha Marini.

Po ashtu edhe pedagogia Semiha Loca, shprehet se është tronditur së tepërmi për rastin e Reldit. Përshkruan se ai ishte një djalë i qeshur, i mirë dhe kishte një përgatitje mësimore sistematike.

“Ngjarje të tilla janë shokuese. Kur punon me fëmijë nuk të shkon mendja që do të përballemi me situata të tilla. Ishte i qeshur, i mirë, nuk mungonte asnjëherë. Unë e njoh goxha Reldin, fliste për prindërit, si kishin humbur punën në vitet 90, si reldi pas pushimeve punonte, ku punonin prindërit. Reldi ishte shumë aktiv dhe komentonte viziat që bënim në bizneset e ndryshme. Kemi folur për staidumin e ri, por më pas kemi folur për derbin e fundit Tirana – Partizani sepse do të shkonte në stadium dhe ishte tepër entuziast. Janë shumë bashkëpunues (shokët e Reldit), aktivë, dhe kjo i ka dhënë atij një vetëbesim goxha të madh. Hera e fundit ishte mësimi online, kishte një shkëputje ndaj seminarit dhe hyri me pak vonesë, nuk kishte kuptuar pyetjen dhe aty më pyeti në lidhje me mësimin. Ne jemi si një familje, të bëjnë pjesë të mësojnë, këto kanë më së shumti rëndësi”, u shrpreh Semiha Loca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA