Mbi 11,300 të vdekur! Britani, 1/3 e stafit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, të infektuar me Covid-19

14/04/2020 11:50

Sipas të dhënave nga qeveria britanike, një e treta e stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Britani dhe punonjësve të tjerë kryesorë që janë testuar për koronavirus kanë rezultuar pozitivë

Nisur nga shifrat e 13 prillit, deri më tani, 5,733 persona ose 34% e stafit janë infektuar me Covid-19, shkruan CNN.

Qeveria ka qenë nën presion për të rritur testimet për punonjësit e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe familjet e tyre, mes shqetësimeve për mungesën e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse personale.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha më parë se stafi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar i cili ka simptoma, do të jetë në gjendje të testohet sipas planit të qeverisë, me qëllimin përfundimtar të sigurojë testimin për të gjithë stafin e NHS, pavarësisht nga simptomat.

Top Channel