Dhunojnë infermierin/ Nuk i lejuan që të shikonin familjarin e vdekur nga koronavirusi

14/04/2020 22:25

Familja e një burri që vdiq nga koronavirusi në Meksikë, u filmuan teksa dhunuan një anëtar të stafit mjekësor, të një spitali në Meksiko Sity, pasi u tha se nuk lejohej të shihnin pacientin e ndjerë.

Sipas mediave të huaja, incidenti ka ndodhur të mërkurën që lamë pas, pasi burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës, dy ditë pasi ishte shtruar në spital. Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga një infermier i spitalit, shikohet familja teksa dhunon rëndë infermierin e identifikuar si Daniel Zamorano.

Ndërkaq, Zamorano shfrytëzoi llogarinë e tij në Facebook, për të treguar shenjat që kishte pësuar nga dhuna e ushtruar.

“Familja, miqtë dhe fqinjët janë gjithmonë të vështirë. Sot katër burra dhe dy gra më dhunuan sepse i afërmi i tyre vdiq nga COVID-19”, shkroi infermieri.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA