Çantë me shtyllën kurrizore të një fëmije! Stilisti zemëron mbarë rrjetin

14/04/2020 12:23

Një stilist indonezian ka nxjerrë në shitje një çantë, e bërë me gjuhë aligatori dhe shtyllë kurrizore njerëzore, për të cilat shprehet se këto “burime” i kanë ardhur nga tepricat mjekësore të Kanadasë.

Çanta është realizuar nga stilisti i famshëm Arnold Putra dhe doli në shitje në vitin 2016. Ekspertët thanë për” Insider” se ata besojnë se është vërtet e bërë nga shtylla kurizore e një njeriu, pra është origjinale. Në llogarinë e “Instagramit” @byarnoldputra bëhet me dijeni në përshkrim se çanta është bërë nga shtylla kurrizore e një fëmije të tërë që kishte osteoporozë.

“Insider” kontaktoi dy specialistë të fushës për fëmijë, të cilët thanë se është pothuajse me siguri një shpinë e vërtetë njerëzore, por nuk ranë dakord nëse i përkiste një fëmije.

Mesa duket historia e kësaj çante u harrua ndërkohë që vitet kalonin, derisa në 23 mars një student 19-vjeçar i quajtur Maxim postoi foto me çantën e Arnold Putra-s në Twitter dhe riktheu vëmndjen e të gjithëve dhe duke shkaktuar zemërim të madh tek ata.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA