Momente rrëqethëse kur gruaja që mposhti koronavirusin takohen me bashkëshortin, surprizohet edhe nga mjekët

11/04/2020 19:45

Një grua nga Nju Jorku që kaloi 15 ditë në spital për shkak të koronavirusit të ri pati një ndarje të paharrueshme me mjekët që u kujdesën për të. Ajo tashmë e ka mposhtur virusin vdekjeprurës dhe shpreson që historia e saj triumfuese të vazhdojë të frymëzojë të tjerët gjatë kësaj kohe të vështirë.

Spitali Universitar i Staten Island postoi një video në Facebook të stafit që shpërtheu në brohoritje ndërsa Christina Paz do të lite spitalin pas betejës së saj të vështirë me COVID-19.

Nëna e pesë fëmijëve 47-vjeçare i në një intervistë për media se momenti i duartrokitjeve nga mjekët  ishte diçka e paharrueshme.

“Të dish që ata kujdeseshin aq shumë për ty atje… – të thuash lamtumirë, ishte e mrekullueshme,” tha ajo.

“Kur e pashë më në fund, nuk mund ta imagjinoja se çfarë do të vinte mbi mua,” tha Paz për bashkimin emocional me burrin e saj.

“Shpresoj për ata që mund të përballen ose kanë të dashur që përballen me këtë situatë, të shërohen sa më shpejt” vazhdoi ajo.

“Unë e kam kapërcyer. Zemra ime u drejtohet atyre që nuk kanë qenë aq me fat që të kenë një rezultat pozitiv. Unë i them ngushëllimet e mia të sinqerta pasi mund ta imagjinoj vetëm dhimbjen që po kaloni. Por ka shpresë dhe unë po jetoj provën e saj. ”

Momenti i daljes së saj nga spitali është ndarë në mediat sociale nga mijëra persona pasi fundi i historisë së saj ishte shpresëdhënës.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA