COVID-19/ Tentuan të mbrohen me qese mbeturinash, fati i keq ndjek tre infermieret

10/04/2020 16:51

Tre infermiere britanike, të cilat u fotografuan të veshura me qese mbeturinash, për shkak të mungesës së veshjeve mbrojtëse, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Vetëm disa javë më parë, infermieret kishin ndarë një foto të tyre të mbështjella me qese mbeturinash dhe bënin kërkesë për maska, veshja mbrojtëse si edhe doreza për spitalin “Northëick Park”, në Harroë.

Spitali më herët kishte deklaruar situatën emergjente, pasi të gjithë shtretërit në njësinë e kujdesit intensiv ishin mbushur me pacientë të infektuar. Ndërkohë më shumë se 50% e personelit mjekësor që punojnë në të njëjtin repart me tre infermieret, janë konfirmuar si mbartës së COVID-19, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkaq, një zëdhënës i spitalit tha:

“Kjo është për të ardhur keq, por jo e papritur, pasi edhe në të gjithë botën janë infektuar mijëra mjekë dhe infermierë. Ne po ofrojmë mbështetje të plotë për personelin mjekësor të infektuar dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA